Avdullah Hoti

Hoti thekson se është në interesin e Kosovës që vendi sa më parë të ketë një qeveri normale.Sot jemi takuar me Kryetarin Mustafa. U dakorduam për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale.Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme. Në ditët në vijim, Grupi Parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.