Veseli kritikon

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në rrjetin e tij social Facebook, ka kritikuar organet e drejtësisë, duke thënë se ata ende nuk kanë bërë ndonjë reagim në rastin e tij, ku emri i tij u lakua në një aferë fajdesh, përcjellë “Bota sot”.Këtë pasivitet të organeve të drejtësisë, Veseli e quan edhe shqetësim për të gjithë qytetarët e vendit tonë.Ai ka bërë thirrje që të veprojnë sa më shpejtë institucionet e drejtësisë, ose ta lirojnë rrugën për të tjerët që punojnë me përkushtim.Të nderuar qytetarë,Gjatë javës së kaluar, ne media janë publikuar disa video-incizime, ku persona tashmë të dyshuar, shihen qartë duke kryer vepra penale. Këta persona, në mes tjerash kanë apostrofuar edhe emrin tim, për çka jam deklaruar menjëherë dhe kam ngritur kallëzim penal ndaj tyre për keqpërdorim të emrit tim.